Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë, është institucioni më i
lartë edukativo-arsimor i Bashkësisë Islame të Kosovës, i cili filloi
punën e tij nga fundi i vitit 1992. Botimi i numrit të parë të Buletinit
të punimeve shkencore të arsimtarëve dhe bashkëpunëtorëve të këtij
Fakulteti po vjen me një vonesë tejet të madhe. Shkaqet mund të jenë
të natyrës objektive dhe subjektive, por thënë realisht ato janë të pajustifikueshme.
Pa u futur në vlerësimin e punimeve të numri të parë, nga përmbajtja shihet se Buletini paraqet një përpjekje që në të përfshihet pjesa
më e madhe e disiplinave islame të mbështetura në dy burimet islame,
Kur’an dhe në Sunnet, duke i lidhur ato me realitetin tonë hapësinor,
gjuhësor dhe kombëtar.
Në hapësirat ku po jetojmë, sfidat janë të shumta, andaj Fakulteti
me stafin e tij akademik dhe studentët duhet të jetë një zë i fuqishëm
dhe i arsyeshëm i mendimit islam jo vetëm në Kosovë, dhe hapësirat
gjithë shqiptare, por edhe më gjerë ku jetojnë dhe veprojnë myslimanët. Kjo mund të realizohet vetëm me një pjesëmarrje aktive në mediat elektronike dhe ato të shkruara, për çka kërkohet një angazhimi i
veçantë i të gjithëve në mënyrë individuale dhe kolektive.
Shpresojmë se ky hap, edhepse e vonuar, do të jetë një nismë e
mbarë që Buletini vërtetë të jetë një zë i fuqishëm ku do të trajtohen
tema me tematikë islame të nduarndurshme në interes të islamit dhe të
myslimanëve.
Nuk është me rëndësi se sa do të jetë kontributi i numrit të parë të
punimeve të Buletinit të Fakultetit të Studimeve Islame, aq sa me rë-
ndësi do të jetë nisma e tij. Dihet se çdo nismë nuk është edhe aq e lehtë. Me rëndësi është që Buletini po nis punën e tij dhe shpresojmë që
numrat vijues të jenë sa më autentik, më burimor dhe më të pasur. Me
këtë arsimtarëve të FSI-së, bashkëpunëtorëve por edhe studiuesve tjerë po u hapet edhe një dritare e re për të shprehur idetë dhe mendimet
e tyre lidhur me temat islame. Në të njëjtën kohë Fakulteti i Studimeve Islame do ta arsyetojë ekzistencën dhe atributin e tij si institucioni
më i lartë i edukativo-arsimor i Bashkësisë Islame në Republikën e
Kosovës, shtetit më epitetin më të ri në Evropë dhe në botë.
Buletinit i dëshiroj suksese, jetë të gjatë që të jetë në nivel të misionit të tij.
Myftiu Mr. Naim Tërnava