AKREDITOHET FAKULTETI STUDIMEVE
ISLAME DHE INKORPOROHET N˙ KUAD˙R
T˙ UNIVERSITETIT T˙ PRISHTIN˙S
Prof. Dr. Qazim Qazimi
Viti akademik 2012/13 për të gjithë ne; studentë e pedagogë, por
edhe për stafin teknik në Fakultetin e Studimeve Islame, është paksa
më i veçantë dhe për shumëçka dallon nga vitet e mëparshme. E vërteta është se për herë të parë pas njëzet vjet pune, në këtë vit akademik po nisim punën si një Fakultet i akredituar.
Në fakt, Fakulteti i Studimeve Islame, më datë 06. 07. 2012 është
akredituar për tri vjet, dhe kjo është puna dhe arritja më e madhe që
është realizuar por, hiq më pak e vlefshme për kah pesha dhe rëndësia
që ka, nuk mbetet as çështja e inkorporimit të Fakultetit të Studimeve
Islame si njësi e veçantë në kuadër të Universitetit publik të Prishtinës. Realiteti është se më 28.09.2012. Këshilli Drejtues i Universitetit
të Prishtinës ka marrë vendim për inkorporimin e Fakultetit të Studimeve Islame si njësi e barabartë akademike në kuadër të Universitetit
publik të Prishtinës.
Fakulteti i Studimeve Islame i Prishtinës punën e ka filluar në vitin akademik 1992/93, si njësi universitare, jofitimprurëse, me planprogram katërvjeçar dhe pavarësisht nga represioni i egër i okupatorit
serb gjatë viteve 90, ai ka vazhduar veprimtarinë e vet pa ndërprerje,
në kushte jashtëzakonisht të vështira materiale, hapësinore e kadrovike.
Në rrethanat e reja, pas çlirimit të Kosovës, sidomos pas vitit
2010, Fakulteti i Studimeve Islame i Prishtinës ka siguruar kushte hapësinore dhe kadrovike sipas standardeve bashkëkohore, për veprimtari edukative-arsimore dhe kërkimore-shkencore, jo vetëm për të
arritur rezultate të reja e cilësore, por edhe për të zbatuar programe
funksionale edukative, arsimore dhe shkencore.
Qëllimet e Fakultetit të Studimeve Islame
Fakulteti i Studimeve Islame ka për qëllim sendërtimin e studimeve universitare bashkëkohore në përputhje me Deklaratën e Bolonjës,
me specifikat që e dallojnë, duke e kurorëzuar atë me një diversitet në
mësimdhënie, traditë dhe arritje të ndryshme bashkëkohore. Fakulteti
ndihmon në përvetësimin e metodave bazë të kërkimit, përfshirë edhe
aftësinë për të përcaktuar, vlerësuar dhe sintetizuar informacione e të
dhëna. Zhvillon aftësitë e mendimit analitik, sintetik dhe kritik tek
studentët. Fakulteti i Studimeve Islame rëndësi të veçantë u kushton
vlerave universale ndërnjerëzore, sidomos atyre me premisa hyjnore,
dhe kultivon marrëdhënie të shëndosha në mes mësimdhënësit e
studentit.
Fakulteti ka për qëllim që:
– të sigurojë kushte për arsimimin e kuadrove shkencore-mësimore;
– të zhvillojë kushtet për hartimin e literaturës shkencore mësimore
për nevojat e mësimit;
– të zhvillojë kushte për mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore;
– t’u ofrojë shërbime profesionale e shkencore organeve dhe institucioneve të Bashkësisë Islame dhe institucioneve të tjera;
– të zhvillojë bashkëpunim me fakultetet simotra teologjike dhe me
institucione e asociacione të tjera shkencore-arsimore në vend dhe
jashtë.
Për realizimin e këtij misioni Fakulteti i Studimeve Islame, ka të
punësuar dhe të angazhuar një staf akademik të nevojshëm e të kualifikuar në universitet vendore, rajonale dhe ndërkombëtare i përbërë prej 13 doktor shkencash, 6-të magjistrash, 1 asistenti, 1 asis tente dhe
1 lektori.
Orientimi i studimeve
Fakulteti i Studimeve Islame është i orientuar më shumë në studime islame dhe filologjike me qëllim të përgatitjes së kuadrit të nevojshëm për nevoja të vendit dhe më gjerë. Studimet në Fakultetin e
Studimeve Islame janë të rregullta dhe me korrespondencë. Ato zgjatin katër vjet, respektivisht, tetë semestra, si për studentët e rregullt
ashtu edhe për ata me korrespondencë. Studentët i nënshtrohen studimit sipas sistemit të ECTS kredive, për lëndët obliguese e zgjedhore,
seminare dhe punimin e diplomës. Me këtë program, përveç që synohet aftësimi profesional i studentëve për punë në fushat e ndryshme që
mbulohen nga studimet e këtij programi, bëhet edhe përgatitja e studentëve për vazhdimin e studimeve Master dhe PhD, si në fushën e
islamistikës ashtu edhe në fusha të tjera të studimit.
Grada Akademike
Fakulteti i Studimeve Islame ofron mundësi shumë të mira dhe
standard të lartë për edukim dhe arsimim cilësor të studentëve, falë
stafit akademik dhe infrastrukturës moderne dhe shumë funksionale
që posedon. Studentët që mbarojnë studimet bachelor në shkencat islame, marrin gradën akademike Profesor i Shkencave Islame (Bachelor of Science).
Fakulteti i Studimeve ofron:
– Staf akademik të kualifikuar në vende të ndryshme;
– Programe studimi sipas kartës së Bolonjës;
– Praktika dhe trajnime profesionale.
– Bibliotekë tradicionale dhe elektronike me literaturë të pasur;
– Infrastrukturë moderne të standardit bashkëkohor;
– Hapësira e përgjithshme e Fakultetit të Studimeve Islame është 3.
474. 08 metra katror
Buletini 2 :