FIGURA E PEJGAMBERIT A.S.
NË REVIST˙N “KULTURA ISLAME”
Abstrakt
Rruga, përmes së cilës ka kaluar shtypi islam në gjuhën shqipe,
nuk ka qenë një fushë e shtruar me lule, sepse në rrugëtimin e tij
kanë dalë shumë pengesa dhe sfida që nga fillimi e deri në konsolidimin e vlerave të vërteta të tij. Nëse shtrojmë pyetjen se cilët
ishin faktorët thelbësorë pse shtypi shqiptar islam doli me një vonesë aq të madhe, në dekadën e parë të shek. XX, ndërkohë që
shqiptarët e kishin pranuar islamin disa shekuj më parë, përgjigjja
mund të jetë: mungesa e alfabetit unik të shqiptarëve, mungesa e
themelimit të shtetit kombëtar dhe rreziqet që i kanoseshin popullit
shqiptar nga pretendimet e pushtuesve të huaj.
Megjithatë, koha më e përshtatshme për të zënë fill gazetat e revistat islame në gjuhën shqipe ishte ajo e fillimit të shekullit XX, e
cila lidhet me unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe në Kongresin
e Manastirit, më 1908, pastaj me pavarësimin e Shqipërisë, më
1912, si dhe me bërjen e Komunitetit Musliman Shqiptar, më
1923, si institucion me administratë të pavarur.
Në këto rrethana kohore, veçmas të pavarësimit të Shqipërisë, periodiku shqiptar sa vinte e begatohej me gazeta e revista të ndryshme, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në diasporë. Më 1923, në Shkodër del gazeta “Udha e së vërtetës”, e cila pati për kryeredaktor Hoxhë Kadri Prishtinën. Në të njëjtin vit, në Tiranë, doli edhe
revista “Zani i Naltë”, si organ i Komunitetit Musliman Shqiptar,
që luajti një rol të rëndësishëm në jetën e muslimanëve shqiptarë.1
Ndërsa, në shtator të vitit 1939, në vigjilje të Luftës së Dytë Botë-
rore, del në dritë revista e përmuajshme “Kultura Islame”, si organ
i Komunitetit Musliman Shqiptar.
Fjalët kyçe: revista, kulturë, islame, biografi, shkrime.
Rrethanat politiko-shoqërore
dhe dalja e revistës “Kultura Islame”
Në fillimin e Luftës së Dytë Botërore, gjendja dhe harta politike e
Shqipërisë ndryshoi. Në këtë kohë nuk kishte shtyp shqiptar islam.
Mosdalja më e revistës “Zani i Naltë” dhe pushimi i revistës “Drita” (e
cila kishte dalë vetëm për një kohë të shkurtër) krijoi një boshllëk të
madh. Në këto rrethana, në shtator të vitit 1939, për herë të parë doli
revista “Kultura Islame”, e përmuajshme, fetare, letrare, artistike, organ i Komunitetit Shqiptar Musliman.2
Në krye të saj, kjo revistë, kishte dy nga përfaqësuesit më të rinj të
kulturës islame, të cilët kishin kryer studimet teologjike në “El-Azhar”, në Kajro dhe në Lahore të Indisë. Këta ishin Sadik Bega, drejtor
përgjegjës dhe Sherif Putra, redaktor. Revista “Kultura Islame” doli
deri në muajin janar-shkurt të vitit 1946.
Krahas emrave të vjetër si Hafiz Ali Korça, dr. Bexhet Shapati etj.,
në faqet e kësaj reviste gjejmë edhe emra të rinj me përgatitje islame
dhe të talentuar në fusha të ndryshme si: Sadik Bega, Vexhi Buharaja,
Sherif Putra, Jup Kastrati, Muhamet Bala, Shefik Osmani etj. Në shkrimet e revistës “Kultura Islame” u rrahën edhe tema dhe
probleme me karakter teorik e studimor si “Përhapja e islamizmit”, që
u botua në disa numra, pastaj “Hyrje në filozofinë islame”, e cila po
ashtu vazhdoi në disa numra, pastaj artikuj për burimet e fesë islame,
artikuj për fenë, kulturën dhe shkencën si dhe artikuj e shkrime për krijuesit fetaro-letrarë të trojeve shqiptare. Revista “Kultura Islame”, në
brendinë e saj, kishte edhe rubrikën “Fleta Kuranore”, në të cilën përfshiheshin vetëm shkrimet e tefsirit-komentimit të sureve kuranore.
Shkrimet që u botuan në revistën “Kultura Islame”, gjuha që përdori
ajo si dhe probleme tjera që shtoi në tryezën e diskutimit krijuan mjedis tërheqës për intelektualët myslimanë si dhe për besimtarët e rëndomtë.
Pasqyrimi i jetës dhe i figurës së Pejgamberit a.s.
në revistën “Kultura Islame”
Krahas shkrimeve me përmbajtje të gjerë fetare, në revistën “Kultura Islame” zënë vend të veçantë edhe shumë shkrime për jetën, biografinë dhe personalitetin e Pejgamberit a.s. Gjatë hulumtimit dhe
vështrimit që i kemi bërë kësaj reviste, kemi gjetur shkrime të shumta
të botuara për biografinë dhe figurën e Pejgamberit. a.s. Autorët, të cilët kanë shkruar për jetën e Pejgamberit a.s. dhe personalitetin e tij,
janë kryesisht teologë, studiues, krijues dhe herë pas here gjejmë edhe
shkrime të redaksisë së revistës. Për figurën e Pejgamberit a.s., përveç
shkrimeve me përmbajtje biografike e historike-filozofike, nga krijues
shqiptarë janë botuar edhe shkrime letrare në poezi dhe në prozë.
Shkrimi i parë për personalitetin e Pejgamberit a.s., që ishte editorial i redaksisë në revistën “Kultura Islame”, mban titullin “H. Muhamedi dhe misioni i tij”
Në këtë shkrim bëhet fjalë për nevojën e besimit në një Zot të vërtetë, besim që njeriu gjithherë e ka pasur, bëhet fjalë për shkencëtarët e
ndryshëm botërorë, të cilët kanë besuar në Krijuesin e gjithësisë. Në
këtë shkrim konstatohet se sa më shumë zhvillohet dija dhe shkenca,
aq më shumë njeriu e zhvillon konceptin e njohjes së fuqisë së Krijuesit. Shkrimi flet edhe për vlerën e punës dhe aktivitetit të Muhamedit
a.s., për përhapjen e shpalljes në rrethanat e asaj kohe kur idhujtaria,
urrejtja, imoraliteti dhe përçarja mes shtresave të njerëzve ishte në
kulm. Shkrimi tregon se mesazhi i Pejgamberit a.s. nuk ishte i kufizuar
vetëm te populli i vet dhe në një kohë të caktuar, por mësimet e tij
ishin universale dhe të përshtatshme për mbarë shoqëritë, pavarësisht
diversitetit kulturor dhe nacional.
Shkrimi me titullin “H. Muhamed dhe misioni i tij” ishte botuar në
këtë revistë në dy vazhdime. Në vazhdimin e dytë, ky shkrim flet se si
Pejgamberi a.s. i graduar me gradën e profetizmit i dha botës ide të reja
dhe të plota mbi njohjen e Krijuesit të gjithësisë. Ky shkrim, po ashtu
shtjellon ngjarjet historike të periudhës së parë të shpalljes dhe përhapjen e saj në mënyrë të fshehtë. Më pas trajton thirrjen në islam në më-
nyrë të hapur dhe pranimin e islamit nga ana e Zejdit, Aliut, Ebu Bekrit
dhe Hatixhes r.a., të cilët njihen si të parët që e kanë pranuar islamin.5
Një shkrim tjetër me titullin “Bariu i vërtetë”, e hasim të botuar në
nr. 22, të revistës “Kultura Islame”.6
Në këtë shkrim, i cili nuk ka emër të autorit, Pejgamberi a.s. pasqyrohet si njeri me virtyte të larta të drejtësisë, barazisë, lirisë, pastërtisë
dhe urtësisë. Në këtë shkrim ai përshkruhet si bari i deleve në mesin e
fisit të tij ashtu siç ishin barinjtë delesh edhe Musai a.s., Davudi a.s.
dhe të dërguar të tjerë. Muhamedi a.s. përshkruhet si personalitet sublim dhe i urtë, i cili e pastroi qytetin e shenjtë të Qabesë nga besëtytni të, nga idhujtaria dhe blasfemia. Ky shkrim shpeshherë përmban edhe
mesazhe për myslimanët se si ata duhet të merrnin shembull nga jeta
dhe vepra e Pejgamberit a.s, gjatë gjithë jetës së tyre, veçanërisht në
ruajtjen e unitetit, paqes dhe tolerancës ndërmjet njerëzve.
Shkrimi me titullin “Bariu i Vërtetë”, shtron nevojën e domosdoshme të bashkëjetesës mes myslimanëve, katolikëve dhe ortodoksëve,
sepse fetë dhe rrymat fetare që të gjitha janë të lidhura për një trungu, e
trungu i tyre është devotshmëria dhe sinqeriteti.
Shkrimi tjetër mjaft i rëndësishëm i botuar në revistën “Kultura Islame” mban titullin “Muhamedi”.7 Nga ky shkrim lexojmë dhe mësojmë se si Muhamedi a.s. nga një fëmijë i lindur jetim dhe në një familje
të varfër, u shndërrua në një njeri udhëheqës, i cili, edhe përkundër sfidave dhe pengesave që pati, më në fund triumfoi. Në këtë shkrim gjejmë edhe analiza dhe opinione për qëndrueshmërinë dhe durimin që
pati Pejgamberi a.s. karshi shumë sulmeve, intrigave e shpifjeve që vinin nga turma politeiste, e ky qëndronte përballë tyre pa u trembur,
duke ecur rrugës së misionit të tij fisnik. Artikulli në fjalë flet edhe për
akuzat dhe shpifjet që i bëheshin në fillim të shpalljes si “Muhamedi
është magjistar, gënjeshtar është armiku ynë, është armik i fesë tonë e
duhet zhdukur”.8 Në fund duhet të përmendim se edhe ky titull nuk ka
emër të autorit përveç inicialeve “Mukri” në fund të shkrimit.
Në numrin vijues të revistës “Kultura islame”, pra në numrin 5, e
gjejmë një artikull tjetër me titull “Morali i naltë i profetit Islam”9. Ky
artikull i botuar në revistën “Kultura islame” që në fillim flet për periudhën para shek. XVIII dhe periudhën e mesjetës, kur studiuesit dhe
njerëzit e dijshëm nga Evropa bënin propagandë nënçmuese kundër
Muhamedit a.s., duke qenë nën ndikimin e fesë së tyre. Mirëpo, autori në këtë shkrim vë në pah se më vonë, pas periudhës së Mesjetës, këto
paragjykime u thyen dhe opinioni për Muhamedin a.s. filloi të ndryshonte në kontekstin pozitiv, ngase filluan të prezantoheshin opinione
të pavarura për figurën e Pejgamberit a.s. Ndër ata që ndryshuan fizionominë e shkrimeve në Evropë dhe që i zhveshën ata nga paragjykimet
për Muhamedin a.s. ishin studiuesit Pacoke, Grotions, Carlyle, Lord
Headly dhe Hamid Marcus nga Gjermania.
Artikulli “Morali i naltë i Profetit Islam” shtjellon dhe trajton edhe
aspekte tjera të jetëshkrimit të Pejgamberit a.s. dhe moralit të tij. Për
moralin e Muhamedit a.s. në artikull ndër të tjera shkruhet: “Ai asnjë-
herë nuk e shijoi pijen dhe ai asnjëherë nuk ishte njeri i epsheve. Ai më
të shumtën e kohës së vet, e kalonte tue prediukue e administrue Komunitetin Musliman, duke i mbrojtur ndjekesit e tij nga sulmet e armiqeve…Ai pruni një transformim morali aq të plotë mbi krejt një popull
të korruptuem mbrenda njizet e tre vjetve”.10 Ky shkrim që i bën një
analizë moralit të lartë të Pejgamberit a.s., përfundon me konstatimin
se asnjë person që nuk posedon shkallë të lartë të moralit nuk mund të
jetëbartës i shpalljes dhe mesazhit hyjnor.
Në numrin 8-9 të revistës “Kultura Islame” është botuar shkrimi me
titullin “Muhamedi a.s. 571-634”.11 Për dallim nga shkrimet tjera, në
këtë artikull bëhet fjalë fillimisht për karakteristikat që i identifikojnë te
pejgamberët si të dërguar të Allahut, që kanë pranuar shpallje hyjnore.
Janë dy kritere që përcaktojnë gradën e përsosmërisë së njerëzve: njëra
është mrekullia apo muxhizja, ndërsa tjetra është dobia e përjetshme që
mund ta përfitojnë njerëzit nga mësimet dhe veprat e një njeriu. Është e
kuptueshme se në këtë rast kriteri i dytë është më i lehtë dhe më i
përshtatshëm për logjikën, ndërsa i pari, për shkak të mangësisë së mendjes së njeriut është më zor të pranohet nga logjika e botës moderne.
Sa i përket karakterit të Pejgamberit a.s. mund të themi se ai ka
qenë bir i dëgjueshëm, burrë i devotshëm, shok besnik, mik i sinqertë,
udhëheqës fitimtar e mbi të gjitha njeri i praktikës e zotëri me plot kuptimin e fjalës. Ai ngjallte respekt dhe admirim edhe në zemrën dhe mendjen e armiqve më të rreptë. Përulja, thjeshtësia dhe shenjtëria e
karakterizojnë atë në çdo veprim të jetës. Muhamedi a.s. ishte i vetmi
shembull ndër udhëheqësish shpirtëror që gjithçka që u mësoi të tjerë-
ve e zbatoi edhe vetë. Historia na dëshmon se ai në çdo gjë ishte njësoj
i pandryshuar. S’mund të gjejmë asnjëherë dallim në mes të Muhamedit jetim dhe Muhamedit që u bë udhëheqës shteti.
Shkrimet me rastin e ditëlindjes së Pejgamberit a.s.
Në revistën “Kultura Islame”, përveç shkrimeve me karakter filozofik, biografik, shkencor, shoqëror, moral dhe social, gjejmë edhe artikuj
që kanë shkruar për lindjen e Pejgamberit a.s. me rastin e ditëlindjes së
tij. Një shkrim të tillë me titull “Profeti në ditëlindjen e tij”, të autorit
prof. Vexhi Demiraj, e hasim në numrin e posaçëm festiv të “Kulturës
Islame”, e cila ka dalë më 18 mars të vitit 1943. Artikulli tjetër me përmbajtje biografike në këtë numër festiv, është ai i teologut Haki Sharofi.
Ky shkrim mban titullin “Cili është hazreti Muhamedi a.s.”
Në të njëjtin numër jubilar janë botuar edhe dy artikuj që kryesisht
trajtojnë lindjen dhe jetëshkrimin e Pejgamberit a.s., i pari mban titullin “Lindja e Muhamedit a.s.(570 pas Krishtit)”, autor i së cilit është
Sadik Bega dhe i dyti mban titullin “Paraqitja e Muhamedit a.s.”. Autori i tij ka të shënuar vetëm inicialet Sh.P.12
Në shkrimin “Profeti në ditëlindjen e tij” përshkruhet lindja e Pejgamberit a.s., e që krahasohet me lindjen e shpresës dhe diellit, që me
rrezet e tij zhduku errësirën shekullore. Sipas këtij shkrimi, 20 prilli i vitit 571, në të cilin u lind profeti islam sjell me vete: “Triumfin e së
vërtetës dhe sakrificën për të mirën e njerëzimit. Profeti i islamit nuk
kishte pretendime dhe qëllime personale. Libri i shenjtë na përmend në
shumë versete se profeti nuk kishte ndonjë cilësi hyjnore, ay ishte njeri
si gjithë njerëzit, veçse ishte zgjedhur prej Zotit për me i kumtue njerzisë të vërtetat hyjnore. Ay nuk kishte nevojë t’a vërtetonte profetsin e
Tij me anë të mrekullivet, sepse jeta e tij para profetsisë ishte shembull
drejtësie, ndershmërie dhe besnikrie, ndërsa jeta e Tij pas profetsisë
ishte shembull sakrifice për idealin fetar e njerëzor”.13
Autori i këtij studimi prof. Vexhi Demiraj në këtë shkrim tregon
edhe për rëndësinë që ka festimi i ditëlindjes së Pejgamberit a.s. të cilën në mënyrë madhështore e shënon e gjithë bota islame. Ndër të
tjera, ai shkruan: “Bota ka shumë kujtime të personaliteteve me za, që
njerëzia u detyrohet këtyre për frytin e aktivitetit të tyre, si të ndonjë
ideje fetare, doktrinë filozofike, të vërtetë shkencore, teorike, politike,
reformeje shoqërore të ndonjë çështje, mirëpo shumë rrallë mund të
zotroj këto cilësi që u përmendën përveç H. Muhamedit a.s., i cili i ka
përmbledhur ne përsonin e tij të gjitha këto cilësi sepse ai është themelues i fesë së vërtetë, ai vuri themelin e shëndosh të shkencave, tregoi
rrugën më të drejtë të politikës dhe bazën më të shëndosh të sociologjisë e të moralit.”14
Në studimin e autorit Haki Sharofi me temë “Cili është Hazreti
Muhamedi a.s.”, bëhet fjalë për lindjen e Muhamedit a.s. tash e 14 shekuj më parë në qytetin e shenjtë të Mekës, i cili qysh në fëmijëri tregonte se ishte lindur për të kryer një mision shumë të rëndësishëm për
mbarë botën dhe për mbarë njerëzimin. Sipas autorit, nga çdo pikëpamje që studiohet jeta e këtij personaliteti gjejmë shenja apo karakteristika që e dallojnë nga njerëzit e tjerë. Ndër të tjera autori shkruan se “jeta e zotnis së tij është pasqyra e virtytit dhe e moralit të përsosun që
duhet të merret si model nga çdo njeri. Hazreti Muhamedi nuk ka qenë
i përsosur vetëm në virtyte e në moral, por në çdo veprimtari të jetës
njerzore. Kur-ani i madhnueshëm e difton ma qartë këtë qi themi ne”.15
Autori në këtë shkrim flet edhe për doktrinat fetare siç i quan ai
dhe vështirësitë e të kuptuarit të këtyre doktrinave nga elita intelektuale. Prandaj, autori me të drejtë shtjellon dhe sqaron parimet dhe bazat
kryesore që e bëjnë një fe të perceptueshme dhe të njohur më lehtë.
Pra, sipas tij, shenjat dalluese të një feje hyjnore janë parimet dhe bazat
kryesore të saj, ndër të cilat më e rëndësishmja është “besimi në qenien
hyjnore”. Këtë besim feja islame nuk e lyp verbërisht ose si një traditë
të trashëguar prej të parëve, por e lyp si rezultat i të menduarit dhe të
studiuarit shkencor të natyrës dhe fenomenit të saj.
“Lindja e Muhamedit a.s. (570 pas Krishtit), është artikulli i radhës
i botuar në të njëjtin numër festiv (jubilar) në revistën “Kultura Islame”. Në fillim të këtij shkrimi autori flet për rëndësinë historike, shoqërore dhe filozofike që ka ditëlindja e Pejgamberit a.s., të cilën duhet
ta shënoj çdo mysliman. “Ditët e mëdha festohen dhe përmenden prej
të gjithë kombeve. Pra edhe neve muslimanët nuk duhet të rrimë duarlidhur dhe në heshtje në këtë rast në të cilin ka lindur ma i madhi i
njerzisë mbarë, njeriu që i shpëtoi njerëzit prej errësirës duke i vervitur
për në dritë, për në lumturinë e të dyja jetëve”.16
Në këtë shkrim, përveç tjerash, pasqyrohet shkurtimisht lindja e
Muhamedit a.s. nga një nënë fisnike e quajtur Emine. Përshkruhet
gëzimi që mbretëroi te Abdul Mutalibi dhe familja e tij me rastin e ardhjes në këtë botë të nipit të tij si dhe përkujdesja e tij ndaj nipit, Muhamedit, kur dihet se ai që në fëmijëri kishte mbetur jetim. Po ashtu, në
këtë studim tregohet se si i ishte lënë emri Muhamed, emër ky i pa njohur për arabët deri në atëkohë. Pastaj përshkruhet ngjarja e Halimes
nga fisi benu S’ad, e cila ishte kujdestare e Pejgamberit a.s. në moshën
fëmijërore të tij. Lidhur me emrin “Muhamed”, kur e kishin pyetur atë-
herë Abdul Mutalibin se pse ia vendosët këtë emër, ai ishte përgjigjur
me plot gojë: “Dëshirova që të jetë i lavdueshëm në qiell pranë Zotit si
dhe në tokë pran krijesës së tij”.17
Përveç artikujve të përmendur, në revistën “Kultura Islame” janë
botuar edhe shumë shkrime të tjera që trajtojnë në aspekte të ndryshme
jetën dhe personalitetin e Pejgamberit a.s. Ndër to vlen të përmendet
shkrimi me titullin “Profeti dhe kritika racionale”, i autorit dr. Pio Guadagno, Sinqeriteti e frytet e tij, H. Muhamedi a.s. ka qenë streha e nevojtarëve e institut shoqnuer” etj.
Jeta dhe biografia e Pejgamberit a.s. në gjuhën shqipe është e pasqyruar edhe në shumë revista, libra dhe vepra letrare, historike, biografike në gjuhën shqipe, nga autorë dhe studiues shqiptar të lëmenjve të
ndryshëm. Për personalitetin, jetën dhe biografinë e Muhamedit a.s. ka
edhe shumë vepra të përkthyera nga gjuha arabe në gjuhën shqipe.
Gjatë viteve të dyzeta, veprën “Jeta e Muhamedit” e autorit Muhamed Hysejn Hejkel, po e përkthente në gjuhën shqipe drejtori i revistës
“Kultura Islame”, Sadik Bega.18 Libri “Jeta e Muhamedit”, e këtij autori, është një kryevepër e pakontestuar, ku autori në detaje përshkruan
jetën e personalitetit më të madh të njerëzimit, Muhamedit a.s.. “Kjo
vepër si për nga pikëpamja analitike ashtu edhe nga ajo sintetike, jo
vetëm që prezenton të vërtetat e gjalla të historisë së Pejgamberit a.s.,
por edhe zë vend kryesor mes veprave të shkruara mbi këtë histori deri
në ditët e sotme”, thekson shkruesi i parathënies së librit të përkthyer
nga Sadik Bega, dr. Bexhet Shapati, kryetar i Komunitetit Musliman të
Shqipërisë.
Autori i përkthimit të librit “Jeta e Muhamedit”, Sadik Bega, duke
u mbështetur edhe në analizat dhe vlerësimet në parathënien e veprës
në origjinal të shkruar nga profesori i madh Shejh Mustafa El-Meragiu,
konstaton se autori në këtë vepër ka ndjekur metodologjinë shkencore
më të re dhe të nivelit të lartë.
Po ashtu, autori i parathënies së përkthimit të veprës “Jeta e Muhamedit”, dr. Bexhet Shapati, për vlerën dhe rëndësinë që ka ky libër mes
tjerash konstatoi: “Komuniteti mysliman, dëshiron, si ka bërë gjithnjë,
të zbatoj edhe kësaj here programin e vet që është ti shërbej pa u kursyer elementit musliman me anë botimesh të vlefshme. Dhe fryti i veprës që po përkthehet prej një të riu, si z.Sadik Bega, i cili e njeh mirë
gjuhën arabe dhe shqiptimin e doktrinavet fetare sikur zotron edhe gjuhën shqipe, shpresojmë se pa dyshim do të japij dobinë e duhur, jo vetëm për elementin musliman që përbënë shumicën në Shqipëri, por
edhe për bashkatdhetarët t’on të elementeve të fevet të tjera”.
Përfundimi
Në revistën “Kultura Islame”, përveç shkrimeve biografike e historike, janë botuar edhe poezi kushtuar jetës dhe biografisë së Pejgamberit a.s., si dhe fleta e hadithit si rubrikë e veçantë në të cilën
prezantohen thënie profetike. Në të gjejmë edhe shumë shkrime të botuara në formë të kronikave, të cilat informojnë për aktivitetet e mbajtura me rastin e muajit të mevludit, përkatësisht shënimi i përvjetorit të
lindjes së Pejgamberit a.s..
Në revistën “Kultura Islame” janë botuar edhe artikuj me përmbajtje analitike, si dhe opinione e vështrime të ndryshme përmes së cilave
analizohet dhe ndriçohet në mënyrë shkencore jeta dhe biografia e
Pejgamberit a.s Në revistë hasim shkrime të cilat mund të krahasohen me shkrimet e revistave të sotme sa i përket nivelit përmbajtjesor dhe
atij shkencor.
Marrja e shumë studiuesve, teologëve, intelektualëve dhe krijuesve
me jetëshkrimin e Muhamedit a.s. dhe botimi i veprave, shkrimeve,
poezive dhe mevludeve në gjuhën shqipe, në revistën “Kultura Islame”, ka bërë që në shumë shtëpi dhe familje shqiptare të jetë e pranishme fryma dhe tradita e Pejgamberit a.s., si dhe njohuritë për jetën dhe
historinë e Pejgamberit a.s.
Në fund theksojmë se revista “Kultura Islame”, si për nga tematika
dhe trajtimi i problemeve, ashtu edhe nga thellësia kohore tetëvjeçare e
daljes së saj, përbën një arritje të pakontestueshme të drejtuesve së saj,
të autorëve dhe bashkëpunëtorëve të saj si dhe të botuesit të saj, Komunitetit Musliman Shqiptar.
______________________________________________________________________________
Lexo Buletini 5: