LEXIMET E ÇRREGULLTA T˙ KURANIT
(القراءات الشاذة)
Dispozitat dhe ndikimet e tyre
Mr.Hfz. Safet HOXHA
Abstrakti
Falënderoj Allahun Një, që zbriti Kuranin dhe e ruajti atë, salavatet e selamet mbi Muhamed Mustafanë, që e pranoi Kuranin përmendsh dhe urdhëroi të mësohet e të shkruhet nga sahabët, Allahu
qoftë i kënaqur me ta.
Nuk ka dyshim se leximet e Kuranit janë të shtjelluara nga studiuesit dhe hulumtuesit myslimanë shumë, për shkak të lidhjes së tyre
me librin e Zotit të Madhërishëm. Në këtë studim do të merremi
me leximet e çrregullta, dispozitën e tyre, vlerën në argumentim
etj., kryesisht do të përqendrohem në pikat vijuese: 1. Të kuptuarit
e kiraetve shadh-dh; 2. Koha kur kanë lindur këto kiraete; 3. Burimi, vlera, llojshmëria, kundërthënia e tyre me kiraetet mutevatire,
nëse ekziston; 4. Argumentimin e tyre në dispozitat juridike të
sheriatit; 5. Mendimet e dijetarëve rreth argumentimit me to në fushën e shkencës së tefsirit, fikhut dhe gjuhës arabe. 6. Qëndrimi i
dijetarëve të katër medhehebëve për leximin e tyre në namaz dhe
jashtë namazit. 7. Aspekti gjuhësor i tyre si dhe ndikimi i këtyre
leximeve në tefsir, fik’h dhe gjuhën arabe.
Fjalët kyçe: Kiraete, shadh-dh, shtatë harfe, mutevatire,
mufesirëve, imamët e leximeve.
_____________________________________________________________________
Lexo Buletini 6: