THEKSIME TË KOMPLEKSITETIT
TË ÇËSHTJES KOMBËTARE
NË BURIMET THEMELORE TË ISLAMIT
Prof. asoc. dr. Fahrush REXHEPI
Abstrakt
Për kuptimin dhe përkufizimin e nocionit komb, në arabisht
“kavm”, kanë shkruar shumë hulumtues, studiues e teoricienë. Për
këtë term ka shumë kuptime e përkufizime me ndryshime të rë-
ndësishme për çështjen teorike të problemit në fjalë. Dihet se të
gjithë teoricienët e sqarimit të nocionit komb janë nisur nga pozitat ideologjike të klasës dhe të orientimeve politike që u përkisnin,
por edhe nga interesat e vendit që përfaqësonin.
Termi apo nocioni komb, nga arabishtja “kavm”1, përmendet edhe
në Kuran, që nënkupton se Islami e njeh ekzistimin e kombit dhe i
jep rëndësi çështjes kombëtare dhe tipareve të tij, kurse nocioni
nacionalizëm, i cili po ashtu nënkupton shprehjen komb, rrjedh
nga fjalët latine “natio” dhe “nitus”, që kanë kuptimin lindje, vendlindje, prejardhje, fis, popull (or). Përmes nocionit komb fillimisht përcaktoheshin fiset, pastaj në mesjetë pjesëtarët e një
bashkësie të vogël fshatare, në periudhën e kohës së re bashkësitë
e njerëzve me pikëpamje të përbashkëta për vlera si historia, kultura dhe gjuha si dhe grupet e njerëzve që e ndjenin përbashkësinë
politike me njëri-tjetrin në një hapësirë të kufizuar gjeografike, të
cilën e bashkëbanonin 2. Shkencëtarët që cilët merren me këtë
çështje dhe që studiojnë politikën e nacionalizmit, e kanë përkufizuar këtë term në mënyra të ndryshme. Sipas këtij përcaktimi organizimi i përbashkët politik dhe uniteti kulturor janë faktorët
kryesorë për formimin e kombit.
Fjalë kyçe: Komb, nocion, fe, kulturë, nacionalizëm, argumente
fetare.
_____________________________________________________________________
Lexo Buletini 7: