Buletini 9.1

Abstrakt

Si një nga shokët më të afërt të Muhamedit a.s., ai kishte një pozitë të lartë në zemrat e myslimanëve dhe kishte një ndikim të
madh në drejtimin dhe udhëzimin e tyre drejt të mirës dhe të
drejtës. Para dhe pas vdekjes së Muhamedit a.s. ai bënte përpjekje të mëdha për të ftuar njerëzit të besonin në Allahun e vetëm
dhe në profetin e Tij, dhe kishte një rol kyç në stabilizimin e
myslimanëve në Islam dhe në udhëzimin e tyre. Pas marrjes së
halifatit, ai pati një rol kryesor në drejtimin e përpjekjeve për të
përhapur Islamin dhe për të mbrojtur dhe mbajtur e unifikuar që-
ndrimet dhe fjalën e myslimanëve karshi sfidave të mëdha, që e
shoqëruan islamin dhe da’ven në përgjithësi në këtë kohë. Në
kohën e Ebu Bekrit, thirrja islame u përhap gjerësisht nëpër territore të reja dhe u përball me sfida të ndryshme. Ai përballet
me rebelime në disa pjesë të qeverisjes së tij, duke përfshirë
ndërprerjen e dërguarit të zekatit nga disa fise arabe. Megjithatë,
arriti të ruaj unitetin e komunitetit mysliman dhe të zgjeronte
territorin e halifatit. Ai gjithashtu kreu disa ndryshime administrative dhe ushtarake për të forcuar strukturën e shtetit mysliman.
Fjalë kyçe: Ebu Bekr; As-hab; davelogji; halif; shtet islam.

 

Translate »