Abstrakt
Sprovat janë një ligj hyjnor, që përfshin çdo njeri dhe nuk janë të
rastësishme apo pa qëllim. Ato përmbajnë urtësinë e Zotit dhe
përcaktimin e Tij në univers, në jetë dhe në histori, duke ndjekur
veprimet e njeriut. Këto sprova janë të vazhdueshme, të përgjithshme dhe të qëndrueshme. Ato nuk janë gjithmonë një formë
ndëshkimi apo poshtërimi, por një test nga Zoti për njeriun, që
për objektiv ka pastrimin, edukimin dhe fuqizimin e tij në tokë.
Edhe psikologët janë të mendimit, se; kalimi i njeriut nëpër periudha të vështira sjell përfitime befasues. Shumë njerëz përjetojnë rritje psikologjike pozitive pas kohëve të vështira. Psikologët,
këtë e quajnë “Fenomeni i Feniksit”. Ky studim synon të nxjerrë,
objektivat kryesore të sproves së njeriut, duke iu referuar ajeteve
fisnike të Kuranit.
Fjalët kyçe: Sprova, objektivat, Kuran, psikologji, edukim.