Misioni ynë.
Revista hulumtuese,ndërkombëtare fetare, shkencore “Buletini” është organ i Fakultetit të Studimeve Islame, ndërsa është botuar një herë në vit, mirëpo gjithherë me synimin që të botohet dy herë në vit. Numri i parë është botuar më 2010 (KDU 28(05), ndërsa deri më tani janë publikuar shtatë numra. Revista “Buletini” po vazhdon me misionin dhe qëllimin e themelimit të kësaj medie e komuniteti shkencor. Kujtojmë se revista ofron gamë të gjerë kërkimesh shkencore mbi të gjitha aspektet e Islamit dhe shoqërisë, në shumë disiplina të studimeve islame, duke përfshirë këtu: Kuranin, Hadithin, Tefsirin, Siren, Ilmul’kelamin, Jurisprudencën, Fikhun, metodologjinë e shpjegimit dhe interpretimit të Islamit -dave- religjionin, ekonominë, gjuhësinë, historinë, kulturën, filozofinë, antropologjinë, metafizikën, psikologjinë, sociologjinë, studimet bashkëkohore, spirualitetin, artin, shkencën dhe teknologjinë etj. Mes tjerash revista Buletini ka edhe këtë mision:
- Promovimi i studimeve islame dhe shkencore ku paraqet hulumtime origjinale mbi Islamin, filozofinë dhe shkencat moderne për të ndriçuar mendjet dhe zemrat.
- Ruajtja e trashëgimisë dhe avancimi i dijes ku arrin të dokumentojë dhe promovojë trashëgiminë islame shqiptare, ndërsa nxit mendimin kritik dhe kërkimor për të kontribuar në zhvillimin shoqëror në hapësirat shqiptare dhe më gjerë.
- Dialogu ndërdisiplinar dhe ndërfetar që arrin të bashkojë perspektiva fetare dhe shkencore për të trajtuar sfidat sociale dhe morale të kohës sonë.
- Shkencë me etikë pasiqë adreson çështje moderne etike dhe shkencore duke i bazuar në parimet morale dhe fetare islame.
- Platformë për hulumtuesit e studiuesit e rinj duke inkurajuar dhe mbështet studiues të rinj që të publikojnë punime cilësore me ndikim të gjerë.
Vizioni ynë.
Revista “Buletini” synon ta vendos Islamin dhe traditën islame si fokus të sajin qendror në kërkimin akademik, duke e inkurajuar shqyrtimin gjithëpërfshirës të shumë segmenteve të tij, si dhe të ofrojë një forum për studimin e Islamit dhe të shoqërive islame në kontekstin dhe rrethanat globale. Redaksia e “Buletinit” jo domosdo pajtohet me opinionet e autorëve të shkrimeve që botohen. Mbesim të përkushtuar ta bëjmë zgjerimin dhe krijimin e hapësirave për studiuesit e rinj, duke ofruar kontribute në disiplinat e përfaqësuara në avancimin e teorive, epistemoligjisë, pedagogjisë dhe metodave. Sigurisht se nuk mungon edhe falënderimi për të gjithë bashkëpunëtorët dhe anëtarët e redaksisë, të cilët e ofruan mbështetjen dhe ndihmën e tyre në përgatitjen e këtij numri për lexuesit tanë, ndonëse me një fizionomi dhe synim të ri, si dhe kuadër të përmbajtjes të freskuar, po gjithmonë duke e ruajtur frymën e traditës së themelimit dhe të objektivave së saj. Po ashtu revista Buletini synon që:
- Qendër akademike e ekselencë ku pozicionohet si një ndër revistat më prestigjioze në studimet akademike fetare dhe shkencore, duke u shërbyer kërkuesve, institucioneve dhe publikut të gjerë.
- Ndërkombëtarizimi i kontributit shqiptar në shkencat fetare. Buletini promovonë në skenën globale kontributet akademike të studiuesve shqiptarë në teologji dhe shkenca të ndërlidhura.
3.Integrimi i Dijes Moderne dhe Traditës. Revista juaj është një pikë referimi për bashkimin e arritjeve të shkencës moderne me parimet e përhershme të Islamit.
- Prijatar r në botimet akademike digjitale dhe fizike, ku me anë të artikujve shkencor që ofron zhvillonë një qasje digjitale moderne dhe të avancuar për shpërndarjen e studimeve akademike dhe aksesin e lehtë për lexuesit.
- Ndikim transformues pozitiv në shoqëri. Të frymëzojë ndryshim pozitiv duke trajtuar sfidat bashkëkohore me qasje akademike, etike dhe fetare.
Redaksia.
Dekan: Prof. Asoc. Dr. Islam Hasani
Redaktor përgjegjës :Prof. Ass. Dr. Rexhep Suma
Redaksia
Dr. Ajni Sinani
Prof. Ass. Dr. Lulzim Esati
Prof. Dr. Fahrush Rexhepi
Prof. Ass. Dr. Zija Abdullahu
Prof. Ass. Dr. Musa Vila.
Këshilli redaktues ndërkombëtar
- Prof. Asoc. Dr. Diane Chapman, North Carolina State University, USA
- Prof. Dr. Elez Osmani, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, Shqipëri.
- Prof. Ass. Dr. Feim Gashi, Kırklareli University, Turkey
- Prof. Asoc. Dr. Muhamed Ali, University of Sharjah, United Arab Emirates.
- Prof. Ass. Dr. Jashar Sherif, University of Thessalonik, Greece.
- Prof. Ass. Dr. Hajrudin Hodžić, Faculty of Pedagogy in Bihać, Bosnia and
Herzegovina.
- Prof. Asoc. Dr. Ziber Lata, Fakulteti i Shkencave Islame, Shkup, Maqedonia e Veriut
- Dr. Eduard Caka, studiues nga Instituti i Historisë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë.
- Dr. Behlul Kanaqi, profesor në Medresenë “Mehmed Fatih” – Mali i Zi
- Prof. Asoc. Dr. Khalif Muammar A. Harris, Raja Zarith Sofiah Centre for Advanced Studies on Islam, Science and Civilization (RZS-CASIS), Faculty of Social Sciences and Humanities Universiti Teknologi Malaysia.
Sekretar i redaksisë
Mr. Vedat Shabani
Redaktor teknik dhe ballina
Nuhi Simnica
Shtypi “Printing press”- Prishtinë
Adresa @ Fakulteti i Studimeve Islame
Rr.Bajram Kelmendi Nr.174, P.O.Box.10000, Prishtinë
Tel dhe Fax: 038-243-887
137ebsite: 137137137.buletini.net E-mail: buletini@info.net Facebook: facebook.com/buletiniFSI
ISSN 3007-3677 (Print)
ISSN: 3078-7467 (Online).
CEOOL: https://www.ceeol.com/search/journal-detail?id=4345