Disa shembuj udhëzues për referencë dhe bibliografi
STILI CHICAGO I REFERENCIMIT
Formati i punimit shkencor për revistën “Buletini”
Informata të përgjithshme
Tema duhet të jetë punë origjinale e autorit. Rregull i përgjithshëm është se në të gjitha punimet e shkruara gjithmonë duhet të dallohet qartë teksti dhe njohuritë e huaja nga teksti i autorit, konkluzionet e tij, njohuritë, idetë, dhe të dhënat e ngjashme. Punimi i temës shkruhet në gjuhën shqipe/angleze/arabe. Teksti i punimit duhet të jetë korrekt nga pikëpamja gramatikore dhe drejtshkrimore, si dhe pa gabime shtypi.
Përgjegjësia për gabimet e mundshme në rregullimin e formatit do të mbetet e autorit. Redaksia e “Buletinit”, të nuk do të pranojnë tema që nuk u janë përmbajtur kushteve teknike të miratuara nga Fakulteti, e që janë të paraqitura në këtë doracak.
Formati
Struktura
Shumica e temave kanë një gjatësi 10000-12000 karaktere -përafërsisht 10 faqe. Tema duhet të jetë e organizuar në tri pjesë:
– pjesën hyrëse (paraprake);
– pjesën bazë, (tekstin kryesor) dhe;
– pjesën e tretë (shtojcën dhe referencat).
Në vijim është paraqitet edhe struktura e punimit
1. Faqet hyrëse (paraprake)
Abstrakti
Abstrakti (në gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze)
Parathënia (opsionale)
2. Teksti kryesor. Teksti kryesor zakonisht përmban Hyrjen, kapitujt bazë dhe Përfundimin.
3. Seksioni i referencave
Shtojca/t
Referencat dhe/ose Bibliografia
4. Rezume në gjuhën angleze (jo më shumë se 200 fjalë)
Fonti dhe Margjinat
Punimi duhet të jetë i shtypur në letër A4 (210 297 mm). Faqja mund të ketë më së shumti 1800 –2200
shenja, dhe nuk duhet të ketë më tepër se 35 rreshta. Fonti (lloji i germave) duhet të jetë Times New
Roman, dhe madhësia 12 pikë tipografike, kurse hapësira e rreshtave duhet të jetë 1.5 radhë (1.5 line
spacing). Madhësia minimale në fusnota, indekse apo simbole duhet të jetë 10 pikë tipografike.
Fonti i tekstit arab
Shkrimi i teksteve arabe duhet të jetë:
Ajetet kuranore me llojin e shkronjave Tradicional arabic – bold, madhësia 16-18
Kurse hadithet me llojin e shkronjave Tradicional arabic – normal (jo bold) 16-18
Margjinat definohen si hapësira të ZBRAZËTA që e rrethojnë tekstin. Asgjë, duke përfshirë edhe
numrin e faqeve, nuk mund të paraqitet në hapësirën e margjinave. Dimensionet e margjinave janë: ana
e majtë duhet të jetë 3 cm, pasi kjo është ana që duhet lidhur, kurse të tri anët e tjera: pra, lart, poshtë dhe
ana e djathtë, duhet të kenë margjina 2.5 cm. Çdo tabelë, figure, grafik apo diagram e paraqitur në temë
apo disertacion duhet të përshtatet brenda hapësirës së kufizuar me margjina. Lidhur me këtë kriter nuk
mund të ketë asnjë përjashtim.
Numërimi
Secila faqe e punimit duhet ta ketë një numër. Ata mund të vendosen në pjesën e poshtme të faqes. Për tekst të përdoren numrat arabë (1, 2, 3, 4, 5…), duke filluar me faqen 1 (në faqen e parë të vetë tekstit).Numrat duhet të jenë në qendër, në pjesën e poshtme të faqes. Pavarësisht nga ndryshimet numri i faqesduhet të jetë konsistent në tërë punimin. Numri duhet të jetë i larguar për 2 cm nga skaji ifaqes, me qëllim që të shmanget humbja kur të lidhet punimi.
Faqet paraprake
Ballina
Fonti i shkronjave duhet të jetë 14. Titulli, emri i autorit, emri i Institucionit të jenë me shkronja të mëdha.
Titulli duhet të jetë sa më kuptimplotë dhe sa më i përputhshëm me përmbajtjen e temës. Autorët
inkurajohen fuqishëm që t’i përfshijnë fjalët çelës në titull, pasi ashtu titulli mund të gjendet më lehtë
gjatë kërkimeve kompjuterike, sikurse, për shembull, në Google ose në platforma të tjera elektronike.
Titulli nuk duhet të ketë më shumë se 200 shkronja dhe hapësira në total.
Ballina duhet të përmbajë titullin e punimit, gradën shkencore të autorit të punimit, emrin e autorit,
Abstrakti
Të gjithë artikujt duhet ta përmbajnë një abstrakt. Një abstrakt nuk mund të jetë më i gjatë se 150 fjalë; abstrakti duhet të ketë (1) shtjellimin e problemit, (2) një paraqitje të metodave dhe procedurave të hulumtimit dhe (3) një përmbyllje të rezultateve të përftuara. Nëse abstrakti duhet të vazhdojë në faqen tjetër, titulli, etj., nuk duhet të përsëritet. Abstrakti shkruhet në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze Në fund të secilit version të abstraktit shënohen Fjalët kyçe (5 fjalë kyqe ).
Parathënia
Parathënia nuk duhet të përmbajë ndonjë material të mbuluar diku tjetër në punim, në abstrakt, hyrje apo
në përmbyllje dhe përfundim. Nëse përdoret, duhet të përmbajë një përshkrim të shkurtër për
përmbajtjen apo qëllimin e shkruarjes së punimit. Gjithashtu mund të sqarohet arsyeja e autorit për
përzgjedhjen e temës dhe mendim (besimi) i tij/i saj lidhur me rëndësinë e punimit. Nëse janë përdorur
artikuj të publikuar si seksione apo kapituj në temë, parathënia duhet ta përmbajë emrin e revistës në të
cilën është pranuar punimi për publikim. Te parathënia titulli shkruhet me shkronja të mëdha
(PARATHËNIA), lihen tri hapësira “single spaces”, dhe vazhdohet teksti me 1.5 radhë.
Përmbajtja
Hapësira e rreshtave në tekst duhet të jetë 1.5, mirëpo për tituj të gjatë që vazhdojnë në rreshtin tjetër aplikohet “single space” për hapësirën mes rreshtave. Në mes të tekstit dhe të numrave duhet të ketë një zbrazëti 2.5 cm. Kur përmbajtja kalon në faqen tjetër, duhet të veprohet si në faqen e parë, duke shënuar në kreun e faqes (PËRMBAJTJA – Vazhdim) dhe të lihen tri hapësira “single spaces” para se të vazhdohet me tekstin me titujt; shih figurën 1 a. Shembulli i faqes së përmbajtjes tregohet në Figurën 1 a dhe 1 b.
Lista e Tabelave
Rregullimi i listës së tabelave është i ngjashëm me atë të përmbajtjes. Pra, shënohet titulli “Lista e
Tabelave”, lihen tri hapësira “single spaces”, dhe vazhdohet me numrin e tabelës, lihet një hapësirë dhe
shënohet përshkrimi i tabelës, dhe pastaj numri i faqes ku ndodhet tabela. Në mes të tekstit të tabelës dhe
numrave të faqes duhet të lihet një hapësirë e zbrazët 2.5 cm.
(Shiko shembullin e faqes së Listës së Tabelave, figura 2!)
Lista e Figurave
Rregullimi i listës së figurave është i ngjashëm me atë të përmbajtjes. Pra, shënohet titulli “Lista e
Figurave”, lihen tri hapësira “single spaces”, dhe vazhdohet me numrin e figurës, lihet një hapësirë dhe
shënohet përshkrimi i figurës, dhe pastaj vjen numri i faqes ku ndodhet figura. Në mes të tekstit të figurës
dhe numrave të faqes duhet të lihet një hapësirë e zbrazët 2.5 cm.
(Shiko shembullin e faqes së “Listës së Figurave”, figura 3!).
Lista e Indekseve – Shkurtesave
Rregullimi i listës së indekseve është i ngjashëm me atë të përmbajtjes. Pra, shënohet titulli “Lista e
Indekseve’, lihen tri hapësira “single spaces”, dhe vazhdohet me simbolin e indeksit, lihet një hapësirë dhe
shënohet përshkrimi i indeksit. Lista e indekseve nuk ka numër të faqes se ku ndodhet indeksi.
Teksti
Organizimi i tekstit nё kapituj
Tema duhet të ketë Hyrjen, zhvillimin dhe Përfundimin.
Teksti dhe titullit të kapitullit shkruhet me shkronja të mëdha. Teksti i titullit mund të jetë bold (shkrim i trashuar), ose i nënvizuar. Teksti duhet të jetë i rreshtuar (Aligned) vetëm në anën e majtë (kjo bëhet në kompjuter, me komandën Ctrl+L). Nëntitujt mund të jenë të rregulluar me numra, apo edhe pa numra. Titulli i nivelit të parë vendoset në mes. Titulli i nivelit të dytë vendoset në anën e majtë. Titulli i nivelit të tretë vendoset në anën e majtë, mirëpo është i zhvendosur për një hapësirë (Tab) nga e djathta. Titulli i nivelit të katërt është i ngjashëm me atë të nivelit të tretë, mirëpo
teksti vazhdon menjëherë pas titullit; pra, titulli është pjesë e paragrafit. Të dhëna më të detajuara janë
dhënë në shembullin e faqes titulluese të kapitullit.
Titujt nuk mund të paraqiten si rreshta të fundit në një faqe. Ata duhet të jenë të shoqëruar nga së paku tre
rreshta të tekstit. Nëse një titull mbetet në fund të faqes, ai duhet të zhvendoset në faqen tjetër. Kur një
titull ndodhet në kreun e faqes, nuk duhet të lihet hapësirë në mes të margjinës së sipërme dhe titullit; pra,
titulli duhet të fillojë në kreun e faqes. Gjithashtu, nuk duhet të ketë hapësirë në mes të margjinës së
sipërme dhe tekstit të faqes.
Nëse rreshti i parë i një paragrafi paraqitet në fund të faqes, duhet të zhvendoset në faqen në vazhdim.
Gjithashtu, nëse një pjesë e rreshtit të fundit të një paragrafi paraqitet në kreun e një faqeje, duhet që një
rresht i faqes së mësipërme të zhvendoset te kreu i faqes në vazhdim, në mënyrë që aty të paraqiten dy
rreshta në krye të faqes tjetër, para se të fillojë paragrafi i ri.
Figurat dhe tabelat
Të gjitha figurat (grafikët, fotografitë, hartat, vizatimet, skemat, diagramet, histogramet etj.) dhe tabelat
duhet të kenë emërtime dhe numër rendor. Numrat dhe emërtimet e figurave duhet të vendosen nën figurë,
kurse numrat dhe emërtimet e tabelave duhet të vendosen mbi tabelë.
Figura apo tabela nuk kanë kuptim në një artikull, nëse ato nuk përdoren si referime gjatë
përshkrimeve të ngjarjeve apo fenomeneve të caktuara. Figura apo tabela duhet patjetër të përmenden në
tekst paraprakisht. Pra, figura apo tabela duhet të jetë përmendur patjetër në tekstin para saj. Preferohet që
figura mos të jetë shumë larg nga teksti ku është përmendur; pra, në të njëjtën faqe apo një apo dy faqe më
poshtë.
Nuk lejohet që figura apo tabela të jetë në mes të tekstit. Nëse është më e vogël se gjysma e faqes, ajo duhet
të jetë në pjesën e sipërme, apo pjesën e poshtme të faqes.
Nëse figura vendoset në pjesën e sipërme të faqes, nën figurë duhet të lihet një hapësirë “single space”, e
pastaj të shkruhet përshkrimi i figurës, të lihen dy hapësira “1.5 space” (të ngjashme me tekstin), dhe të
vazhdohet me tekstin, figura 4 a. Nëse figura vendoset në pjesën e poshtme të faqes, në mes të figurës dhe
tekstit lihen dy hapësira “1.5 space”, e pastaj nën figurë lihet një hapësirë “single space”, dhe pastaj
shkruhet përshkrimi i figurës. Përshkrimi i figurës duhet të jetë te margjina e poshtme e faqes; nuk
preferohet të lihet hapësirë në mes të margjinës dhe tekstit të figurës, figura 4 b. Nëse vendosen dy figura
në një faqe, në mes të figurave duhet të lihen dy hapësira “1.5 space”.
Nëse figura është më e madhe se gjysma e faqes, ajo duhet të jetë e vetmuar në faqe, duke e rregulluar ashtu
që ta mbulojë tërë faqen. Pjesa e sipërme e figurës duhet të jetë nga ana e margjinës së majtë.
Edhe rregullimi i tabelave bëhet ngjashëm sikurse figurat, me përjashtim që përshkrimi i tabelës është në
krye të tabelës. Në rastin kur tabela është më e madhe se gjysma e faqes, ajo nuk ka nevojë të rrotullohet
sikurse figura.
Nëse figura është me ngjyra, rekomandohet që në fund të tekstit të përshkrimit të figurës të shtohet në
kllapa teksti:
(Kjo figurë është prezantuar me ngjyra, printimi bardh dhe zi mundet që mos ta pasqyrojë qartë
përmbajtjen e saj)
Në rast se ilustrimi nuk është kontribut origjinal i autorit të punimit, është e obligueshme të shkruhet
burimi (nëse ilustrimi është i botuar), gjegjësisht autori (nëse ilustrimi nuk është i publikuar). Burimi
shënohet nën ilustrim. Nëse ilustrimi është riprodhim i një vepre artistike, shënohet autori (nëse është i
njohur), emërtimi, si dhe të dhënat e tjera relevante të veprës.
Shtojca
Në rastin kur tema përmban shtojcë, në një faqe duhet të përqendrohet numri dhe titullin i shtojcës, me
shkronja të mëdha e vertikalisht dhe horizontalisht. Nëse është vetëm një shtojcë e bashkëngjitur në temë
ajo do të emërohet SHTOJCA pa “A”. Nëse ka më shumë, ato emërohen SHTOJCA A,
SHTOJCA B, dhe kështu me radhë. Materiali i riprodhuar në shtojcë duhet të përshtatet brenda
margjinave.
Burimet dhe Literatura
Te përshkrimi i burimeve dhe i literaturës fillimisht lihen tri hapësira “single spaces”, pastaj shënohet
titulli BURIMET DHE LITERATURA, e pastaj prapë lihen dy “single spaces”, dhe tutje vazhdohet me
literaturën. Literatura shkruhet e tëra me “single space”. Në mes të dy citimeve duhet të lihet një
hapësirë “single space”.
FSI është përcaktuar për stilin e Çikagos, dhe në vijim janë shembujt e citimeve.
Disa shembuj udhëzues për referencë dhe bibliografi
STILI CHICAGO I REFERENCIMIT
Librat (me një autor) | Emri dhe mbiemri i autorit (inicialet e emrit të dytë, nëse ka), ndjekur nga një presje + titulli i librit i pjerrtëzuar – italic ( numri i vëllimit, nëse ka, i shënuar me numra romakë), ndjekur nga një presje + vendi + emri i botuesit + kolana, nëse ka, + viti i botimit + numri i faqeve, ndjekur nga një pikë.
Shembull: Bulkeley, Harriet. Cities and Climate Change: Urban Sustainability and Global Environmental Governance. London: Routledge, 2003.
Fusnota: Harriet Bulkeley, Cities and Climate Change: Urban Sustainability and Global Environmental Governance (London: Routledge, 2003), 25.
|
Librat (me dy autorë) | Emri dhe mbiemri i autorit të parë (inicialet e emrit të dytë, nëse ka), Emri dhe mbiemri i autorit të dytë (inicialet e emrit të dytë, nëse ka), ndjekur nga një presje + titulli i librit i pjerrtëzuar – italic ( numri i vëllimit, nëse ka, i shënuar me numra romakë), ndjekur nga një presje + vendi + emri i botuesit + kolana, nëse ka, + viti i botimit + numri i faqeve, ndjekur nga një pikë.
Shembull: Gourevitch, Peter dhe James Shinn. Political Power and Corporate Control: The New Global Politics of Corporate Governance. New Jersey: Princeton University Press, 2005.
Fusnota: (numri i fusnotës) 2. Peter Gourevitch and James Shinn, Political Power and Corporate Control: The New Global Politics of Corporate Governance (New Jersey: Princeton University Press, 2005), 200.
Shembull: Gourevitch, Peter dhe James Shinn. Political Power and Corporate Control: The New Global Politics of Corporate Governance. New Jersey: Princeton University Press, 2005.
Fusnota: (numri i fusnotës) 2. Peter Gourevitch and James Shinn, Political Power and Corporate Control: The New Global Politics of Corporate Governance (New Jersey: Princeton University Press, 2005), 200.
|
Librat (me tre autorë) | Emri dhe mbiemri i autorit të parë (inicialet e emrit të dytë, nëse ka), Emri dhe mbiemri i autorit të dytë (inicialet e emrit të dytë, nëse ka), emri dhe mbiemri i autorit të tretë (inicialet e emrit të dytë, nëse ka) ndjekur nga një presje + titulli i librit i pjerrtëzuar – italic ( numri i vëllimit, nëse ka, i shënuar me numra romakë), ndjekur nga një presje + vendi + emri i botuesit + kolana, nëse ka, + viti i botimit + numri i faqeve, ndjekur nga një pikë.
Shembull: Gourevitch, Peter, James Shinn dhe John Smith. Political Power and Corporate Control: The New Global Politics of Corporate Governance. New Jersey: Princeton University Press, 2005.
Fusnota: (numri i fusnotës) 2. Gourevitch et.al., Political Power and Corporate Control: The New Global Politics of Corporate Governance (New Jersey: Princeton University Press, 2005), 200.
|
Librat (me shumë autorë) | Emri dhe mbiemri i autorit të parë (inicialet e emrit të dytë, nëse ka), Emri dhe mbiemri i autorit të dytë (inicialet e emrit të dytë, nëse ka), emri dhe mbiemri i autorit të tretë (inicialet e emrit të dytë, nëse ka) etj (shkruaj të gjithë emrat dhe mbiemrat e të gjithë autorëve të librit), ndjekur nga një presje + titulli i librit i pjerrtëzuar – italic ( numri i vëllimit, nëse ka, i shënuar me numra romakë), ndjekur nga një presje + vendi + emri i botuesit + kolana, nëse ka, + viti i botimit + numri i faqeve, ndjekur nga një pikë. Në bibliografi të gjithë autorët duhet të shkruhen, kurse në citime brenda tekstit mjafton që vetëm emri i autorit të parë të shkruhet dhe të përdoret shkurtesa .et.al. (dhe të tjerët) dhe viti.
Shembull: Gourevitch, Peter, James Shinn, John Smith, Andrew Reign, Adam Smith. Political Power and Corporate Control: The New Global Politics of Corporate Governance. New Jersey: Princeton University Press, 2005.
Fusnota: (numri i fusnotës) 2. Gourevitch et.al., Political Power and Corporate Control: The New Global Politics of Corporate Governance (New Jersey: Princeton University Press, 2005), 200.
|
Librat (referencat e një kapitulli)
| Emri dhe mbiemri i autorit, “Titulli i kapitullit,” në librin Titulli i librit, ed. Emri i Editorit (Vendi: Publikuesi, Viti), numri i faqes.
Shembull: Luke, Timothy W. “On the Political Economy of Clayoquot Sound.” In A Political Space: Reading the Global Through Clayoquot Sound, edited by Warren Magnusson and Karena Shaw, 91-112. Minneapolis: Univ. of Minnesota Press, 2003.
Fusnota: (numri i fusnotës) 2. Timothy W. Luke, “On the Political Economy of Clayoquot Sound,” ne A Political Space: Reading the Global Through Clayoquot Sound, ed. Warren Magnusson dhe Karena Shaw (Minneapolis: Univ. of Minnesota Press, 2003), 99. |
Zhurnalë shkencorë
| Shënimet dhe referencat në fund të faqes duhet bërë në mënyrën si vijon: – – për artikuj – emri dhe mbiemri i autorit + titulli i artikullit (mbyllur brenda thonjëzave) + titulli i librit ose revistës i pjerrtëzuar – italic + numri i revistës, po të jetë revistë + vendi + viti i botimit + numri i faqeve të artikullit, ndjekur nga një pikë.
Shembull: • Barber, Marcus. “Global Warming and the Political Ecology of Health: Emerging Crises and Systemic Solutions.” The Australian Journal of Anthropology 21, no. 3 (2010): 390 – 391. • Dowding, Keith. “Explaining Urban Regimes.” International Journal of Urban and Regional Research 25, nr. 1 (2001): 7-19.
Fusnota: (numri i fusnotës) 7. Marcus Barber, “Global Warming and the Political Ecology of Health: Emerging Crises and Systemic Solutions,” The Australian Journal of Anthropology 21, no. 3 (2010): 390. (numri i fusnotës) 8. Keith Dowding, “Explaining Urban Regimes,” International Journal of Urban and Regional Research 25, no. 1 (2001): 12.
|
Gazetat dhe Revistat | Mbiemri, emri. “Titulli i artikullit.” emri i Gazetës, muaji dhe data, viti, seksioni/pjesa.
Shembull: Sack, Kevin. “In Partisan Battle, Governors Clash with Attorneys General over Lawsuits.” New York Times, Mars. 28, 2010, late edition, sec. A.
Shembull: Kabashi, Dafina. “Kartolinat çojnë arkitekturën kosovare nëpër botë.” Zëri, Qershor, 13, 2014, Kultura
Shembuj kur dihet lidhja online: • Schneider, Keith. “Salt Lake City is Finding a Payoff in Conservation.” New York Times, Nentor 7, 2007, http://www.nytimes.com/2007/11/07/business/businessspecial3/07cities.html. (parë për herë të fundit më 10/04/2007). • Kabashi, Dafina. “Kartolinat çojnë arkitekturën kosovare nëpër botë.” Zeri, Qershor, 13, 2014, Kultura. http://www.zeri.info/artikulli/37739/kartolinat-cojne-arkitekturen-kosovare-neper-bote. (parë për herë të fundit më 13/06/2014).
|
Artikujt online | Mbiemri/at i/e autorit/ëve, Emri. “Titulli i artikullit të shkruar.” Titulli i zhurnalit akademik, gazetës ose revistës, vëllimi, Numri i botimit (Viti): faqet. Parë për herë të fundit me Data, Muaji, Viti. doi ose url:
Shembull: Mulvin, Lynda and Steven E. Sidebotham. “Roman Game Boards from Abu Sha’ar (Red Sea Coast, Egypt).” Antiquity 78, no. 301 (2004): 602-617. Qasur për herë të fundit me 27 Maj, 2013. url: http://search.ebscohost.com/login.aspx?direct=true&db=a9h&AN=14595148&site=ehost-live.
Burimet nga interneti duhet dhënë me adresën e tyre të plotë, nën një nënndarje të veçantë:
Burime nga interneti, si p. sh. http://www.bbc.co.uk/albania/region (parë për herë të fundit më 10/04/2007)
Shembull: Schneider, Keith. “Salt Lake City is Finding a Payoff in Conservation.” New York Times, November 7, 2007. http://www.nytimes.com/2007/11/07/business/businessspecial3/07cities.html (parë për herë të fundit më 10/04/2007).
Shembull: Seattle Chamber of Commerce. Seattle Metronatural. http://www.visitseattle.org/bureau/brand.asp (parë për herë të fundit më 10/04/2007).
|
R.S.